Dumoshi në Ranillug, ndan certifikata në trajnimin për ndërmarrësi, për të rinj të komunitetit serb

Dumoshi në Ranillug, ndan certifikata në trajnimin për ndërmarrësi, për të rinj të komunitetit serb

18:10, 16/09/2020

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi vizitoi sot edhe Ranillugun, ku mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga organizata Centra za depolitizaciju kosovskog društva (CDKD), ku të rinj nga komuniteti serb të komunave Ranillug, Partesh, Novobërdë e Kamenicë po trajnohen për ndërmarrësi.

Siç njofton kumtesa, këto trajnime janë organizuar me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e bërë e mundur përmes thirrjes publike për mbështetje të organizatave rinore.

Ministrja Dumoshi ndau certifikata për 51 përfitues të këtij trajnimi të ndërmarrësisë si dhe u shpreh tepër e lumtur që për herë të parë të rinj të Ranillugut përfitojnë nga trajnimet për ndërmarrësi të cilat u mundësojnë këtyre të rinjve të marrin njohuritë e duhura për tu bërë ndërmarrës të suksesshëm. Ministrja premtoi edhe për hapjen e qendrës rinore e cila do t’i kontribuoje angazhimit rinor në këtë komunë.

“Jemi munduar maksimalisht që nga thirrja publike të përzgjidhen organizata që në fushën e rinisë do të bëjnë impaktin e duhur dhe që ofrojnë programe sa më kualitative. Integrimi i të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë i kontribuon një demokracie gjithëpërfshirëse dhe një ambienti të përshtatshëm për të gjithë” – u shpreh ministrja Dumoshi.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit përmes një procesi transparent ka mbështetur mbi 32 organizata rinore të cilat kanë aplikuar me projekte atraktive dhe sensibilizuese. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco