Shqipëria e fundit në Europë, edhe për Inovacionin

Shqipëria e fundit në Europë, edhe për Inovacionin

13:09, 14/09/2020

Shqipëria ka ruajtur të njëjtat pozita në Indeksin Global të Inovacionit, që publikohen çdo vit nga Organiziata Botërore e Pronësisë Intelektuale, (WIPO), si dhe Insead.

Pavarësisht se nuk ka humbur vende në renditje, vendi ynë ka humbur në pikëzim. Indeksi i këtij viti, e rendit vendin tonë të 83-tin në botë ndër 131 vende, po aq sa në dy raportet e kaluara. Vendi ynë është i fundit në Europë dhe rajon në këtë renditje, duke i dhënë Shqipërisë këtë rekord famëkeq si vendi me inovacionin më të prapambetur në kontinent, raporton Scan.

Renditja e vendit tonë në fund të Europës flet qartë për një  ekonomi që ende nuk e ka përqafuar teknologjinë. Indeksi i përgjithshëm bazohet në 7 nën-indikatorë, ku performancën më të dobët e regjistron në atë të dijes dhe prodhimit teknologjik, ku renditemi në vendin e 119-të në botë, ndër 131 ekonomi të ndryshme. Performanca më e mirë ndërkohë vjen nga nën-indikatori që i referohet institucioneve, ku renditemi të 56-tët ne botë.

Në nën-indikatorin e infrastrukturës renditemi të 65-ët dhe në atë të sofistikimit të tregut, të 70-tët. Në atë të sofistikimit të biznesit ndërkohë, Shqipëria renditet në vendin e 73-të në botë, pra nën renditjen e përgjithshme. Në botë, në vend të parë renditet Zvicra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco