Dënohet djali ish-ministres, kontrabandonte ‘Range Rover’

Dënohet djali ish-ministres, kontrabandonte ‘Range Rover’

16:40, 21/02/2020

Gjykata e Tiranës ka dënuar me burg, djalin e ish-ministres, Themie Thomai.

Ilir Prifti, 48 vjeç, ishte vënë në hetim nga Prokuroria në maj të vitit 2018, si pjesë e grupit të ish-zyrtarëve të Drejtorisë së Rrugëve, të cilët në bashkëpunonin me agjentë doganorë, tregtarë, në kontrabandimin e makinave luksove të tipit ‘Range Rover’.

Trupi gjykues argumentoi se Ilir Prifti, me detyrë doganier, kishte për detyrë të verifikonte praktikat doganore, dhe me dashje pa kryer asnjë verifikim dokumentacioni i ka vulosur të dyja dokumentat, si të falsifikuar ashtu edhe atë original.

Është lehtësisht e verifikueshme, aq më tepër kur përpara vihen në dispozicion dy dokumenta një origjinale dhe një fotokopje, për të parë se në njërin prej tyre ndryshon cilindri i mjetit. Doganieri në këtë rast me mosveprimin e tij, ka favorizuar një shtetase duke sjellë shamngien e vlerës prej rreth 193 042 lekë”.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari, Ahmet Metaliaj, vendosi dënimin e tij me 9 muaj burgim, me akuzën e ‘shpërdorimit të detyrës’, e parashikuar në kodin penal.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco