Pesë trupat e pajetë i dorëzohen familjes për varrim

Pesë trupat e pajetë i dorëzohen familjes për varrim

12:19, 20/02/2020

Në orën 12.30 pritet që pesë trupat e pajetë të familjes pesë anëtarëshe Bllaca nga Gjilani t'i dorëzohen familjes pas kryerjes së autopësisë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, tregon drejtori Arsim Gërxhaliu për "Syri.net".
 
Trupat  e pajetë do të trasnportohen nga kompania e kontraktuar nga Komuna e Gjilanit, e cila  ka marr përgjegjësinë e cremonisë së varrimit.

Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, tha për "Syri.net", se janë koordinuar me familjen Bllaca dhe jemi në krahë të familjes për ceremoninë e varrimit.

Sipas tij gjithçka është e përgatitur dhe sot pritet të ndodh varrimi. Posa të të vijnë familjarët nga Kandaja do të bëhet varrimi.

Ai shtoi s e do ta ushtroi të drejtën e tij si kryetar komune dhe do të shpall një ditë zi për këtë tragjedi.

Ndërsa familja Bllaca kanë njoftuar se ceremonia e varrimit të pesë anëtarëve të familjes bëhet sot e enjte me Namazin e Ikindisë në ora 14:52 në varrezat e fshatit Cërrnicë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco