Pengmarrja në Kamzë/ Prenga u rrëmbye me makinën e këngëtares së njohur

Pengmarrja në Kamzë/ Prenga u rrëmbye me makinën e këngëtares së njohur

16:22, 28/01/2020

Janë zbuluar detaje të reja nga pengmarrja e ndodhur në Kamzë, më 17 janar, ku Jan Prenga 49 vjeç, u mor peng nga dy persona me maska në rrugën Manhatan për të humbur gjurmët deri ditën e sotme kur policia pas një operacioni në Shijak dhe arrestimit të disa personave, bën me dije se me shumë gjasa pengu ka humbur jetën pas torturave që ka pësuar.

Të arrestuar për këtë ngjarje janë pjesëtarë të familjes Hajri në Shijak, të njohur për lidhjen e tyre me trafikun ndërkombëtar të drogës.

Sipas burimeve nga policia, pengu Jan Prenga dyshohet se është rrëmbyer me makinën e një këngëtareje.

Autoritetet shqiptare janë ndihmuar në hetimin e tyre edhe nga autoritetet britanike, të cilat kishin në mbikqyrje bandën e shqiptarëve në Angli që merrej me trafikimin e drogës, ku është përfshirë edhe vëllai i pengut, Jan Prenga.

Sipas Top Channel, raportohet se vëllai i viktimës me iniciale A.P është pritur që të dorëzojë sasinë e drogës, kokainë, por nuk ka ndodhur kështu.

A.P është kontaktuar nga organizata dhe detyra e tij ishte të nxirrte kokainën me sasi prej 280 kg nga porti në Angli, ai e ka nxjerrë atë, por nuk e ka dorëzuar, prandaj duket se kjo është arsyeja që ky grup kriminal është hakmarrë.

Rrëmbimi i Jak Prengës siç raportoi gazetarja Anila Hoxha është bërë më automjet të vjedhur po ashtu dhe me targa të tilla, që i përket një këngëtareje të njohur.

Prenga nga vështrimi i kamerave dhe provave te tjera është futur i gjallë në resort dhe më pas është nxjerrë i pajetë prej aty, ku u zhduk dhe trupi më pas.

Kokaina ishte porositur nga anëtarët e organizatës, prandaj edhe ata u hakmorrën, por situata duket se u doli nga kontrolli.

Jan Prenga mësohet se emrin e vërtetë e kishte Dod Prenga, ndërsa e kishte ndërruar gjatë kohës që punonte si emigrant në Greqi.

Ai nuk ka pasur precedentë penalë dhe rrëmbimi e vrasja e tij ka ardhur për shkak të konflikteve të vëllezërve të tij për çështje droge.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco