U rrahën ndërmjet vete pasi nuk arritën ta zgjedhin një problem

U rrahën ndërmjet vete pasi nuk arritën ta zgjedhin një problem

10:13, 11/03/2021

Dy persona  janë rrahur ndërmjet vete natën e së mërkurës në Gjakovë pas një mosmarrëveshje. Ata pas rrahjes janë dërguar në spital për trajtim, derisa edhe janë arrestuar ng apolicia e me urdhër të prokurorit njëi është ndaluar e tjetri është liruar për në gjykatë për veprën lëndim i lehtë trupor.

Policia njofton se në rrugën "Xhafer Lipoveci" në Gjakovë, me 10 mars 2021 rreth orës 20:00, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjti pas një mosmarrëveshje, janë rrahur në mes vete. 

Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje (i cili ishte në gjendje të dehur), ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt për veprën lëndim i lehtë trupor. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco