Në kërkim për drogë prangoset në Elbasan i dënuari me 5 vjete burg

Në kërkim për drogë prangoset në Elbasan i dënuari me 5 vjete burg

15:27, 10/03/2021

Eshtë arrestuar në Elbasan një person i shpallur në kërkim kombëtar.

Ai është T.(I). K., 35 vjeç, banues në Elbasan.

“Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 23.02.2018, e ka dënuar me 5 vite burg, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Elbasan

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, pas një pune të mirorganizuar, lokalizuan, kapën dhe arrestuan shtetasin e shpallur në kërkim kombëtar:

T.(I). K., 35 vjeç, banues në Elbasan.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 23.02.2018, e ka dënuar me 5 vite burg, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco