Tentoi ti jap ryshfet policit kufitar ja si e pësoi shtetasi nga Shqipëria

Tentoi ti jap ryshfet policit kufitar ja si e pësoi shtetasi nga Shqipëria

13:15, 10/03/2021

Një qytetarë nga Shqipëria deria po kalonte kufirin  i ka ofruar policit kosovar para mbrëmjen e së martës dhe pas këtij veprimi ai është arrestuar dhe dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit për veprën dhënie e ryshfetit.
   
Policia njofton se në Pikë Kalimin Kufitar Vërmicë me 9 mars 2021 rreth orës 20:30, është arrestuar një mashkull shtetas i Shqipërisë pasi i njëjti gjatë tentimit të kalimit të pikës kufitare Shqipëri -Kosovë ka ofruar ryshfet zyrtarit policor. 

Me konsultim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje  për dhënje të ryshfetit.

Edhe nga Prokuroria Themelore në Prizren tregojnë se me urdhër të prokurorit të Departamentit të Krimeve të Rënda, ka ndaluar një person për 48 orë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco