114 gjoba në Prizren për shkelje të masave ndaj COVID-19

114 gjoba në Prizren për shkelje të masave ndaj COVID-19

12:16, 10/03/2021

Policia në Prizren ka shqiptuar 114 gjoba ndaj personave që nuk respektuan masat ndaj COVID-19.

“Me datën 09 mars 2021, duke u bazuar ne Vendimet e Qeverise së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër Virusit Covid 19), Drejtoria rajonale e policisë në Prizren, Inspektoret Komunal dhe Inspektorët Sanitar nga AVUK-u, kanë zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19.

Gjate kryerjes se detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti covid-19 në qendrat tregtare dhe lokacionet tjera në komunën e Prizrenit, policia ka shqiptuar 114 tiketa për personat të cilët nuk i kanë respektuar këto masa në bazë të ligjit 07/L-006, janë kontrolluar gjithsej 8 lokale dhe nga këto janë mbyllur 4 lokale gjithsej për moszbatim te masave.

Por në pasqyrimin e aktiviteteve tjera dhe kontrollimin e komunikacionit policia ka shqiptuar edhe 166 tiketa të kundërvajtjeve në komunikacion.

Aktualisht policia është në realizim te planit operativ “Rripi i sigurisë”, i cili plan ka filluar nga data 08 mars dhe do të vazhdojë deri më datë 15 mars 2021, me qëllim vetëdijesimin dhe zbatimin e ligjit të komunikacionit rrugor që drejtuesit e automjeteve në mënyre permanente të vendosin rripin e sigurisë gjatë drejtimit të automjeteve.

Aktivitete të tilla do të jene në vazhdimësi dhe policia rajonale në Prizren do të jetë në zbatim të plotë të Vendimit të Qeverisë”, thuhet në komunikatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco