Prokurorët akuzuan 46 persona për vepra penale

Prokurorët akuzuan 46 persona për vepra penale

11:27, 10/03/2021

Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetenjë (41) aktakuza kundër dyzetegjashtë (46) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona të dyshuar dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, si dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona për 48 orë dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco