VIDEO/ Kapen në kamionin me lakra 220 kg kanabis, vinte nga Shqipëria

VIDEO/ Kapen në kamionin me lakra 220 kg kanabis, vinte nga Shqipëria

10:01, 10/03/2021

Një sasi e madhe droge është kapur në Malin e Zi.

Ndërkohë mësohet se Policia e Shtetit është duke bashkëpunuar me autoritetet malazeze sa i takon sasisë prej 220 kilogramësh kanabis të kapur në Podgoricë.

Autoritetet malazeze kanë sinjalizuar policinë e Shtetit, ndërsa deri më tani ka rezultuar se shoferi kamionit nuk është shqiptar dhe kompania që merret me import-eksport, është me qendër në Podgoricë.

Sipas të dhënave të mbërritura nga Mali i Zi, kamioni në të cilën ishte droga ishte i mbushur me fruta-perime, e konkretisht lakra.

Autoritetet shqiptare do verifikojnë edhe të dhëna tjera për itinerarin e kamionit, megjithëse deri më tani për arsye hetimore nuk bëhen të ditura.

Kujtojmë se kjo është ngarkesa e dytë brenda pak muajësh që kapet në Malin e Zi, ndërsa metoda e përdorur është e njëjta, me anë të kamionëve të deklaruar për import-eksport fruta perimesh.

Dyshimet e para janë se mund të kemi të bëjmë me të njëjtën linjë, por grupi hetimor ende nuk ka një rezultat pasi është ende herët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco