Paraburgoset kusherini për sulm seksual ndaj mbesës së miturë

Paraburgoset kusherini për sulm seksual ndaj mbesës së miturë

10:16, 10/03/2021

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.F. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale sulmi seksual nga neni 229 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Mustaf Tahiri, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri A.F. – xhaxhai i babait të viktimës, më 7 mars 2021, në fshatin Dubravë –Ferizaj, në shtëpinë e përbashkët të tyre, për qëllime seksuale e ka keqpërdorur seksualisht të miturën trembëdhjetë (13) vjeçare.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Sipas vlerësimit të gjyqtarit të procedurës paraprake, janë përmbushur kushtet për caktimin e paraburgimit të përcaktuara me dispozitat ligjore të KPPRK-së, marr parasysh se për këtë vepër penale hetimet nuk kanë përfunduar, dhe ende nuk janë dëgjuar para prokurorit të shtetit i pandehuri, si dhe dëshmitarët tjerë të mundshëm nga ana e prokurorisë, dhe mbi këto arsye gjykata vlerëson se po të gjendet i pandehuri në liri mund të ndikoj tek të njëjtit përkatësisht tek e mitura, si dhe tek prindi i të miturës, me të cilët jetojnë në një shtëpi të përbashkët, me kate të ndara, dhe me gjendjen e tij në liri ekziston rreziku real dhe potencial se mund të ndikonte tek të njëjtit në mënyrë që të deklarojnë ndryshe apo edhe të deklarojnë në favor të mbrojtjes së tij, andaj edhe mund të vije deri te rrethanat me të cilat do ta pengonin zbatimin e suksesshëm të procedurës penale.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco