Arrestohet i dyshuari për vjedhje në tentativë

Arrestohet i dyshuari për vjedhje në tentativë

12:11, 04/03/2021

Njësia patrulluese, gjatë natës së datës 04 mars 2021, në sheshin ‘’Hasan Prishtina” në Vushtrri,  në flagrancë  ka hasur në personin e dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë” e mbetur në tentativë. Cak i kësaj vjedhje ishte  një lokal.

Reagimi i shpejtë i zyrtarëve policorë ka rezultuar me arrestimin e të  dyshuarit F. H., 21 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës. 

Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes te  i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar, një maskë dhe mjete  të tjera si vegla pune,  që dyshohen të jenë përdorur nga i dyshuari  gjatë kryerjes së  veprës penale. 

Ndërsa pas  intervistimit,  të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të rastit i është caktuara masa e ndalimit policor për 48 orë. 

Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “ Vjedhje e rëndë në tentativë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco