Gjendet i vdekur në rrugë një person në Lipjan

Gjendet i vdekur në rrugë një person në Lipjan

08:01, 04/03/2021

Një person është gjetur pa shenja jete në Lipjan, mëngjesin e djeshëm rreth orës 09:50.

Burime të Sinjalit brenda policisë bëjnë të ditur se ai është gjetur i vdekur në rrugën “Skënderbeu” të këtij qyteti.

Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco