Grabitje tjetër sonte në Prishtinë

Grabitje tjetër sonte në Prishtinë

23:19, 03/03/2021

Një grabitje e dytë ka ndodhur sonte në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Policia e Kosovës, ka konfirmuar se ka ndodhur një grabitje në një lokal në lagjen “Dardania” në kryeqytet.

Në ora 21:44, policia është njoftuar për një rast grabitje. Grabitja ka ndodhur në një lokal në lagjen Dardania (mbi Kurriz). Njësitet policore kanë reaguar në rast dhe janë duke ndërmarrë veprimet policore që parashihen për raste të tilla”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

Në të njejtën lagje, sot rreth orës 18:00 është grabitur një market nga dy persona të cilët janë në arrati.

Policia ka konfirmuar për “Zërin” se sot rreth orës 18:00, është raportuar për një rast vjedhje të ndodhur në një market në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco