Rrahje në një kafiteri, dy persona dërgohen në Emergjencë

Rrahje në një kafiteri, dy persona dërgohen në Emergjencë

22:34, 03/03/2021

Sonte rreth orës 21:00 ka ndodhur një rrahje në një kafiteri në qytetin e Ferizajt.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi për media tha se si pasojë e kësaj rrahje, dy persona mbetën të lënduar.

Gashi po ashtu tha se dy të dyshuar janë shoqëruar nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 21:00 ka ndodhë një rrahje në një kafiteri në qendër të qytetit. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka shoqëruar dy persona.

Si pasojë e kësaj rrahje kanë mbetur të lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e Ferizajt. Të lënduarit kanë marrë lëndime të lehta”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco