Aksidentoi për vdekje 69 vjeçarin, prangoset i riu në Bulqizë

Aksidentoi për vdekje 69 vjeçarin, prangoset i riu në Bulqizë

12:32, 03/03/2021

Policia e Bulqizës ka vënë në pranga një 24 vjeçar i cili ka përplasur për vdekje këmbësorin Rushit Rusi, 69 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur dy dit më parë në në Gjoricë, (në segmentin e rrugës së Arbrit që është  kantier ndërtimi), duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz” ka  aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin R. R., 69 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit  N. D., 24 vjeç, banues në Zerqan, Bulqizë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Arrestimi i tij u bë pasi më datë 01.03.2021, në Gjoricë, (në segmentin e rrugës së Arbrit që është  kantier ndërtimi), duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz” ka  aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin R. R., 69 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco