Del nga koma 3-vjeçari i cili u lëndua tek Fakulteti Teknik në Prishtinë

Del nga koma 3-vjeçari i cili u lëndua tek Fakulteti Teknik në Prishtinë

11:57, 03/03/2021

3-vjeçari i cili pësoi lëndime të rënda trupore ditë më parë afër Fakultetit Teknik në Prishtinë, ka arritur të dalë nga gjendja kome.

Pas intervenimeve në Kliniken Intensive për disa ditë rresht, gjendja shëndetësore e 3 vjeçarit dukshëm është stabilizuar.

Drejtori i kësaj klinike, Shaqir Uka, ka thënë për Reportern se pacienti është jashtë aparatit të ventilimit mekanik, ku është dërguar në Klinikën Pediatrisë, për trajtim të mëtutjeshëm.

“Fatmirësisht fëmija ka dalë prej gjendjes së komës, ku ka qenë i stimuluar me barna. Është pavarësuar nga aparati i frymëmarrjes dhe gjendja e tij ka qenë stabile sa i përket parametrave vital por që duhet edhe pak kohë për rehabilitim. Ne sot e kemi dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën Pediatrisë”, ka thënë Uka.

3 vjeçari mori lëndime të rënda trupore afër një rrethoje në Fakultetin Teknik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco