Tetë lëmoshkërkues në Lipjan deportohen nga Kosova për në Shqipëri

Tetë lëmoshkërkues në Lipjan deportohen nga Kosova për në Shqipëri

10:02, 03/03/2021

Gjashtë femra dhe dy fëmijë romë shtetas të Shqipërisë, janë depërtuar nga Republika e Kosovës, derisa po kërkonin lëmoshë në Lipjan.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka raportuar se dje rreth orës 13:35 në sheshin “Adem Jashari” në Lipjan, janë takuar nga njësitet policore duke kërkuar lëmoshë në vend publik gjashtë të dyshuara femra Rome shtetase të Shqipërisë dhe dy fëmijë meshkuj Rom shtetas të Shqipërisë.

Me vendim të Gjykatës, të dyshuarat janë depërtuar nga Republika e Kosovës.

Më poshtë keni njoftimin e plotë të Policisë: 

Sheshi Adem Jashari, Lipjan 02.03.2021 – 13:35. Raportohet se nga njësitet policor janë takuar duke kërkuar lëmoshë në vend publik gjashtë të dyshuara femra Rome shtetase të Shqipërisë dhe dy fëmijë meshkuj Rom shtetas të Shqipërisë. Me vendim të Gjykatës, të dyshuarat janë depërtuar nga Republika e Kosovës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco