Pas një aksidenti dhe mosmarrëveshje, i dyshuari sulmon viktimën

Pas një aksidenti dhe mosmarrëveshje, i dyshuari sulmon viktimën

09:54, 03/03/2021

Pas një aksidenti ndërmjet dy veturave, njëri nga ngasësit ka sulmuar tjetrin edhe fizikisht e po ashtu i ka dëmtuar edhe veturën. Rasti ka ndodh në Prishtinë në orët e vona, deirsa viktima ka pësuar lëndime derisa policia ka arrestuar të dyshuarin. 

Policia njofton se në Prishtinë me 2 mars rreth orës 22:20, pas një mosmarrëveshje në trafik, i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar viktimën mashkull kosovar, si dhe ka dëmtuar veturën e viktimës. 

Viktima ka pësuar lëndime. 

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt për veprën sulm. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco