EMRI/ Kishte kthyer banesen në serë kanabisi, arrestohet shqiptari: U hodh nga dritarja dhe u plagos

EMRI/ Kishte kthyer banesen në serë kanabisi, arrestohet shqiptari: U hodh nga dritarja dhe u plagos

12:12, 02/03/2021

Një shqiptar u arrestua nga autoritetet britanike, pasi punonte në një fabrikë kanabisi.

Sipas mediave, bëhet fjalë për shtetasin Drilon Kucana, i cili u arrestua ndërsa plagosi veten duke u hedhur nga dritarja e shtëpisë së tij.

Sipas prokurorisë, shtëpia tre katëshe ishte shndërruar në një fermë kanabisi.

Shqiptari i arrestuar u dërgua në spital për mjekim, ndërsa mësohet se në vitin 2014 ai u dëbua si emigrant i paligjshëm.

Ndërkohë prokuroria i tha gjykatës se në fabrikën e kanabisit kishte 330 bimë narkotike.

Nga ana e tij shqiptari Drilon Kucana pranoi prodhimin e kanabisit. Ndërsa gjykata vendosi ta dënojë me 6 muaj burg.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco