Prokuroria e Pejës këtë të diele ishte më aktivja

Prokuroria e Pejës këtë të diele ishte më aktivja

14:53, 01/03/2021

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit janë ndaluar nëntëmbëdhjetë (19) persona dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka paraqitur dy (2) kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’ju afruar vendit ose personit të caktuar për dy (2) persona.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka bërë ndalimin e katër (4) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tetë (8) persona për vepra të ndryshme penale. Me aktvendim të prokurori të shtetit të dyshuarit janë dërguar në ndalim 48 orësh. Gjithashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit një trup i pajetë është dërguar për obduksion.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor“. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Tentim vrasja“.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco