11 persona ndalohen gjatë 24 orëve të fundit

11 persona ndalohen gjatë 24 orëve të fundit

12:53, 01/03/2021

Prokurori i Shtetit njofton se me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar njëmbëdhjetë persona, për vepra të ndryshme penale dhe është paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar pesë persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka bërë ndalimin e një personi, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një person, për shkak të veprës penale “Tentim vrasja“.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco