Ia mori veturën Gazmend Muhaxherit para komunës, ky është vendimi i Prokurorisë

Ia mori veturën Gazmend Muhaxherit para komunës, ky është vendimi i Prokurorisë

10:15, 01/03/2021

Valon Loxha i cili ditë më parë deklaroi se do të marrë dhe të shërbehet me secilën veturë në të cilën i gjen çelësat, kësaj radhe mori një veturë zyrtare të Komunës së Pejës.

Sipas informacioneve, Loxha e kishte marrë veturën zyrtare në oborrin e Komunës.

Ndryshe, Valon Loxha është arrestuar nga policia e Kosovës, ndërkaq me urdhër të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë.

 

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Lidhur me këtë rast, me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar një person i dyshuar, për 48 orë”, tha Nikçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco