Grabitje e armatosur në një pompë të derivateve në Pejë

Grabitje e armatosur në një pompë të derivateve në Pejë

09:44, 01/03/2021

Një grabitje e armatosur ka ndodhur dje në një pompë të derivateve në qytetin e Pejës.

Përmes raportit 24 orësh, policia ka bërë të ditur se dy ankues meshkuj kosovarë kanë raportuar se deri sa ishin në vendin e tyre të punës në një pompë të derivateve, kanë ardhur dy persona të maskuar njëri ka pasur një armë gjuetie, të cilët nën kërcënimin e armës kanë arritur të grabisin para në vlerë 700 euro dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime, nga njësitet policore. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco