Vodhën në një lokal në Vushtrri, më pas gjuajtën me armë

Vodhën në një lokal në Vushtrri, më pas gjuajtën me armë

09:10, 01/03/2021

Ankuesi mashkull në Vushtrri ka raportuar se persona të panjohur nga lokali i tij kanë vjedhur disa pako me cigare dhe janë larguar me një veturë me targa finlandeze.

 

Zyrtari i sigurimit derisa ka qenë në ndjekje të veturës së dyshuar ka vërejtur se njëri nga personat e dyshuar ka shtënë me armë zjarri dhe kanë ikur.

 

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e cila dyshohet të jetë e pistoletës, kalibri 9mm, transmeton lajmi.net.

Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet policore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco