Arrestohet një person për tentim vrasje në Podujevë

Arrestohet një person për tentim vrasje në Podujevë

21:57, 26/02/2021

Një person është arrestuar në rrugën 'Salih Çitaku' në Podujevë për tentim vrasje.

Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës nëpërmjet një njoftimi dërguar medieve.

“Rr. Salih Çitaku, Podujevë 18.02.2021 – 23:00. Me 25.02.2021 lidhur me rastin, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, ka thënë PK.

Ndryshe, ditë më parë si pasojë e një rrahjeje në këtë rrugë ka mbetur i lënduar rëndë një person nga therja me thikë, rrahje në të cilën ka pasur edhe të shtëna me armë.“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është sulmuar me një mjetë të mprehtë (thikë) nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK dhe më pas është intervistuar. Sipas dëshmitarëve, me të dyshuarin ishin edhe disa persona të tjerë dhe njëri nga atë ka shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë”, ka thënë PK.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco