Policia përgënjeshtron mërgimtarin, nuk iu vodh vetura luksoze

Policia përgënjeshtron mërgimtarin, nuk iu vodh vetura luksoze

18:05, 26/02/2021

Një qytetar ka njoftuar se sot gjatë ditës i është vjedhur vetura e tij luksoze në qendër të Prishtinës. Por duket se ajo ishte një shaka e tij që është përgënjeshtruar menjëherë nga Policia e Kosovës.

Qytetari ka shkruar në grupin Network Prishtina dhe ka kërkuar ndihmë për gjetjen e veturës së tij Mercedes-Benz G-Class.

Por Policia e Kosovës, e ka përgënjeshtruar këtë qytetar.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka thënë se nuk kemi të bëjmë me një vjedhje.

“Informacionet që ka policia flasin që nuk ka të bëj me vjedhje, porse një person i njohur i denoncuesit e ka marrë veturën përderisa ky pretendon se nuk e ka ditur”, tha Borovci.

Ai kishte shkru se vetura ka qenë e parkuar pas restorantit “Rings” që gjendet në afërsi të Drejtorisë së Policisë së Kosovës.

Madje ai kishte lënë edhe numrat e kontaktit për ata që e kanë ndonjë informacion për vendndodhjen e veturës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco