Vazhdon kontrabanda me kafshë, zbulohen disa sosh në të zezë

Vazhdon kontrabanda me kafshë, zbulohen disa sosh në të zezë

13:16, 26/02/2021

Asesi nuk ka të ndalur kontrabanda me kasfshë të llojeve të ndryshme, ku jo rrallë herë forcat e rendit po arrijnë të zbulojnë    kafshë të kontrabanduar  sidomos rreth vendbanimeve kufitare me shtetet fqinje.

Gjatë 24 orëve të fundit policia në dy raste ka zbuluar 12 qingja e dy gjedhe pa dokumente. 

Policia njofton se në fshatin Binac të Vitisë me 25 shkurt rreth orës 11:40, është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që tek i njëjti në kamion i janë gjetur 14 qengja pa dokumentacionin përkatës. 

Pas përfundimit të procedurave, me vendim të prokurorit i dyshuari së bashku me qengjat është liruar në procedurë të rregullt për transportim ilegal të kafshëve.
 
Policia po ashtu njofton se në fshatin Muqivërc të Kamenicëc me 25 shkurt rreht orës 21:30, njësiti policor ka ndaluar një automjet kamion të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar gjatë kontrollit në rimorkio kishte dy gjedhe pa numra të matrikulimit dhe as dokumente përcjellëse. 

Lidhur me këtë janë njoftuar zyrtarët e AVUK-ut dhe me konsultim të prokurorit gjedhët janë sekuestruar nga dogana e Kosovës dhe janë dërguar në terminal. Rasti në procedurë të rregullt për transportim ilegal të kafshëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco