Vala e dytë/Edhe 9 persona të arrestuar për dallavere me subvencionet e bujqve

Vala e dytë/Edhe 9 persona të arrestuar për dallavere me subvencionet e bujqve

17:18, 25/02/2021

Policia e Kosovës ka vazhduar edhe sot operacionin ‘’Subvencioni 2021’’, ku  nëntë (9) persona tjerë të dyshuar për përfshirje në veprime të kundërligjshme arrestohen nga krimet ekonomike, shkruan Syri.net Kosova.

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë kompetente në vazhdën e realizimit të Planit Operativ ‘’Subvencioni 2021’’, edhe sot kanë ndërmarr veprime tjera operative dhe hetimore që ndërlidhen me rastin dhe gjatë operacionit janë arrestuar edhe nëntë (9) persona të tjerë.

Bazuar në hetimet e zhvilluara ekzistojnë dyshime të bazuara se personat e dyshuar përmes dhënies së ryshfetit kanë arritur që të marrin subvencione nga Ministria e Bujqësisë.

Personat e dyshuar janë qytetarë të komunave të ndryshme të Republikës së Kosovës, dhe të njëjtit sot më 25.02.2021 janë arrestuar nga ana e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) e PK-së, ndërsa në koordinim me prokurorin e rastit janë intervistuar dhe të njëjtit janë liruar për procedurë të rregullt.

Personat janë arrestuar në lokacione të ndryshme përfshirë komunat në vijim:  tre (3) persona nga Komuna e Istogut, dy (2) persona nga Komuna e Lipjanit, një (1) person nga Komuna e Ferizajt, një (1) person nga Komuna e Prishtinës dhe dy (2) persona nga Komuna e Pejës.

Të gjitha veprimet e mëtejme Policia e Kosovës po i ndërmerr dhe do ti ndërmerr në koordinim të ngushtë me prokurorin e shtetit dhe për detaje do të njoftoheni me kohë.

Policia e Kosovës vazhdon operacionin ‘’Subvencioni 2021’’, sot edhe nëntë (9) persona tjerë të dyshuar për përfshirje...

Posted by Kosovo Police on Thursday, February 25, 2021

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco