Grabitja e Rinasit/ Vëllai i Admir Murataj kërkon të gjykohet i vetëm

Grabitja e Rinasit/ Vëllai i Admir Murataj kërkon të gjykohet i vetëm

16:05, 26/01/2021

Aleksandër Murataj, vëllai i Admir Muratajt, grabitësit që mbeti i vrarë në grabitjen e Rinasit, kërkon ndarjen e çështjes nga pjesa tjetër e grupit  të dënuar ne Shkallë të Parë për grabitjen e disa blindave me armë.

Ne Apel janë zhvilluar rreth 90 seanca që kanë dështuar njëra pas tjetrës, për arsye procedurale, e herë për mungesë avokatësh.

Kërkesa e Aleksandër Muratajt është bërë në Gjykatë me argumentin se në 4 vite paraburgim është i vetmi që paraqitet për gjykim, duke kërkuar gjykim më të shpejt.

Murataj është dënuar me 16 vite burg në Shkallën e Parë, ndërsa Apeli nuk ka arritur të mbyll shqyrtimin dhe procesi është zvarritur, ashtu sikurse ndodh me procesin tjetër shume të përfolur ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco