Tre fqinjët e rrahin brutalisht gruan nga Malisheva, pasi ajo ua kërkoi borxhin

Tre fqinjët e rrahin brutalisht gruan nga Malisheva, pasi ajo ua kërkoi borxhin

20:03, 22/01/2021

Tre persona nga Malisheva janë arrestuar të premten në Gjakovë pasi dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një femër.

Deri te incidenti dyshohet se ka ardhur për shkak të pretendimeve se të dyshuarit i kishin borxh viktimës.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, i cili njoftoi se viktima është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë për trajtim.

“Rreth orës 13:05 ne Stacionin Policor në Malisheve është paraqitur viktima e lartcekur e cila ka raportuar një rast lëndimi trupor, viktima shihej se kishte lëndime trupore në fytyre dhe menjëherë nga patrulla policore është dërguar ne QKMF-Malishevë, ku pas tretmanit mjekësorë është liruar.

Rastit iu kanë përgjigjur njësitet policore ku kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar tre persona qe ishin të përfshirë në rast. Pas marrjes së dëshmive dhe deklaratave ku deri të incidenti dyshohet të ketë ardhur për shkak të pretendimeve që të dyshuarit i kishin viktimës një borgj”, ka thënë Xhurkaj.

Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij i dyshuari i rastit ndalohet për 48 orë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco