Ja sa persona u akuzuan për vepra penale

Ja sa persona u akuzuan për vepra penale

16:29, 22/01/2021

Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetenëntë (79) aktakuza kundër nëntëdhjetenjë (91) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar, janë paraqitur pesë (5) kërkesa përcaktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë (7) personave të dyshuar, një (1) kërkesë për lëshimin e letërreshtimit ndaj
një (1) personi, si dhe është bërë një (1) kërkesë për sekuestrim.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për lëshimin e letërreshtimit ndaj një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona, si dhe ka ngritur
njëzeteshtatë (27) aktakuza kundër njëzetenëntë (29) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër shtatë (7) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe
ka paraqitur një (1) kërkesë për sekuestrim. 

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar për 48 orë një (1) person dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi. Gjithashtu, janë ngritur gjithsej shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza
kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për 48 orë dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër
tre (3) personave të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco