Rruga e fatkeqësive në Gjilan, edhe një grua tjetër përplaset në vendin e këmbësorëve

Rruga e fatkeqësive në Gjilan, edhe një grua tjetër përplaset në vendin e këmbësorëve

16:20, 21/01/2021 Nga B.T

Edhe një aksident tjetër ka ndodhur mesditën e enjte në rrugën "Marie Shllaku" në Gjilan, ku derisa një shtatëzëne e cila po kalonte në vija të bardha është goditur nga një veturë duke i shkaktuar lëndime trupore, duke i thyer njërën këmbë, mëson "Syri.net". 

Dyshohet se gjatë këtij rasti ishin duke lëvizur edhe dy persona tjerë të cilët kanë shpëtuar  nga goditja.

Edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit toger Ismet Hashani, ka konfirmuar për "Syri.net", se ka ndodhë një aksident trafiku në rrugën "Maria Shllaku", në Gjilan rrrthë orës 13:00. 

Sipas tij një këmbësorë ka pësu lëndime dhe është dërgu në spital.

"Policia është duke i hetuar shkaqet dhe rrethanat se si ka ardhë deri te aksidenti", tha Ismet Hashani.

Të rikujtojmë se ky lokacion  është bërë vend i fatkeqësive, si shkak i parkimeve të veturave   në trotuar, rrugë e vija të bardha derisa shteti hesht karshi këtyre   parregullësive, derisa po e pësojnë kalimtarët dhe atë në vija të bardha.

Edhe me 8 janar të këtij viti 54 vjeqarja Myrvete Spahiu derisa  po kalonte rrugën në vend kalimin për këmbësor rreth orës 15.07  ishte goditur nga një makinë dhe e cila  ende mbetet me lëndime. Ajo është gruaja e ushtruesit të detyrës së kryetarit të Degës së Gjykatës Themelore në Viti.

Derisa policia dhe inspeksioni ia hedhin fajin njëra tjetrës për mos veprime në atë pjesë, pjesën përball Universitetit të Gjilanit dhe  tek lokacioni  nga ambulanta kryesore e deri tek  Kazerma e Ushtrisë, ku veturat parkohen  vend e pavend duke rrezikuar qytetarët.

Nga ana tjetër pas shkrimeve të njëpasnjëshme të "Syri.net" edhe nga Prokuroria Themelore  e Gjilanit paralajmrojnë veprime  ndaj policisë e inspektorëve për mos veprime.

Në të njejtin vend ka ndodhur edhe një ngjarje tjetër, ku "Syri.net", ka siguruar pamjet si një grua goditet e fluturon në ajër.

Ja linku në vijim:

https://www.syri.net/syri_kosova/sociale-lajme/210024/video-e-tmerrshme-makina-e-perplas-nje-grua-ne-zebra-nga-goditja-ajo-fluturon-ne-ajer/?fbclid=IwAR1-CvyZGVchZwuoPyJ7JOiOe_-YWZqgzmXzwd7CRpVAQB92IlGpYL1tfsU

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco