Ky është i burgosuri që e bëri për spital drejtorin e sigurisë së burgjeve Ilir Kelmendin

Ky është i burgosuri që e bëri për spital drejtorin e sigurisë së burgjeve Ilir Kelmendin

10:44, 21/01/2021 Nga B.T

Një i dënuar ka sulmuar mesditën e së mërkurës, drejtorin e sigurisë së burgjeve të Kosovës, pasi i është refuzuar kërkesa për transferim. 

"Syri.net", mëson se i dënuari Bashkim Mulolli pasi ishte intervistuar nga drejtori Ilir Kelmendi dhe me të kuptuar refuzimin e transferit, ka fyer, kërcënuar e sulmuar  atë. 

Të mërkurën rreth orës 13:10 në Qendrën e Paraburgimit Prishtinë një i dënuar ka sulmuar fizikisht drejtorin për Siguri dhe Operativë të Drejtorisë Qendrore të SHKK-së.

Shërbimi Korrektues njofton se pasi ishte kryer intervistimi i të dënuarit dhe  njoftimi zyrtar për refuzim të kërkesës së tij për transfer, i dënuari B. M,  fillimisht ka fyer dhe kërcënuar, më pas edhe ka sulmuar fizikish,  më ç’rast i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore Drejtorit për Siguri dhe Operativë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i stafit të Qendrës dhe gjendja është vënë nën kontroll. I burgosuri B. M është veçuar, ndërsa rasti është paraqitur në Policinë e Kosovës, e cila ka ardhur në vendngjarje dhe ka kryer të gjitha hetimet e nevojshme.

Derisa nga policia, tregojnë se  në Hajvali të Prishtinës me 20 janar rreht orës14:50. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i hetimeve. Me vendim të prokurorit rasti mbetet të hetohet në procedurë të rregullt për veprën sulm ndaj personit zyrtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco