Apeli ua ashpërson dënimet më burgim, dy të akuzuarëve për sulm ndaj policëve

Apeli ua ashpërson dënimet më burgim, dy të akuzuarëve për sulm ndaj policëve

13:10, 12/01/2021

Gjykata e Apelit, e ka aprovuar pjesshëm ankesën e prokurorisë themelore në rastin e të pandehurve E.G. dhe E.E. nga Ferizaj.

Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Ferizaj i datës 29.09.2020, është ndryshuar, vetëm sa i përket vendimit mbi dënim. Të pandehurve (secilit veç e veç) u është ashpërsuar dënimi më burgim nga 7 muaj sa u është shqiptuar nga ana e gjykatës së shkallës së parë, në një vit.

Gjykata Themelore në Ferizaj, i ka gjetur fajtor të pandehurit për sulm ndaj dy zyrtarëve policorë, vepër kjo e dënueshme sipas nenit 402 paragrafi 4 lidhur me paragrafët 2 dhe 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Kolegji penal i Apelit, nder të tjera  konstaton se  me rastin e vlerësimit të rrethanave renduese, gjykata e shkallës së parë, është dashur të ketë në konsideratë edhe faktin se zyrtarët policorë, natën kritike ishin në detyra zyrtare, duke realizuar Planin Operativ për Zbatimin e Masave kundër Pandemisë Covid-19, kurse të pandehurit përveç që nuk ishin duke i zbatuar këto masa, ata edhe i kanë sulmuar të dëmtuarit në një vend publik. Andaj, nisur nga pesha e veprave penale, si dhe rrethanat tjera të rastit konkret, kolegji penal  ka ardhur në përfundim se dënimet e shqiptuara nga gjykata e shkallës së parë ndaj të pandehurve janë dënime të buta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco