Eshtë zbardhur në polici, dëshmia e 69 vjeçarit Gjergj Gjini, i cili ditën e sotme plagosi me 2 plumba fqinjin e tij Hilë Gjini mëngjesin e së martës.
Autori i mësohet të ketë thënë në polici se me 43-vjeçarin e plagosur konfliktet i kanë nisur që në vitin 2004, pasi sipas tij ai i kishte helmuar delet.
“Kishim konflik që në 2004 pasi ai më helmoi delet”, ka thënë autori mes të tjerash.
Sipas të dhënave Hilë Gjini u qëllua me pushkë sapo kishte dalë nga banesa dhe po dërgonte fëmijët në shkollë me automjetin e tij tip "Benz".
Nga të shtënat 43-vjeçari ka marrë dy plumba në këmbë, ndërsa fëmijet të cilët ndodheshin në makinë fatmirësisht nuk janë lënduar.
© SYRI.net