Si u ekzekutua brenda BMW-së luksoze 'i forti' i Shkodrës

Si u ekzekutua brenda BMW-së luksoze 'i forti' i Shkodrës

15:17, 28/11/2020

Shkodra u trondit sot nga një ngjarje e rëndë, ku u ekzekutua me armë, 46-vjeçari Ridvan Ramazani. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në fshatin Mushan, pranë një karburanti.

Syri.net ka siguruar pamje nga automjeti tip “BMW” ku u gjet i vrarë Ramazani.

Mjeti me ngjyrë të bardhë në pronësi të viktimës ka marrë disa plumba, ndërsa i janë thyer edhe xhamat. Automjeti ishe në lëvizje në momentin e ngjarjes, ndërsa drejt tij është qëlluar me breshëri.

Raportohet se janë gjetur të paktën 20 gëzhoja në vendngjarje. Ndërkaq, pista ku po heton grupi hetimor dyshohet se është ajo e hakmarrjes.

Burime bëjnë të ditur se atentatorët dyshohet se kanë qëlluar me armë automatik dhe pasi kanë ekzekutuar 46-vjeçarin janë larguar me motoçikletë.

Po ashtu mësohet se karburanti pranë të cilit u ekzekutua Ramazani nuk ka pasur kamera, çka e vështirëson më shumë punën e grupit hetimor për të hedhur dritë mbi ngjarjen.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco