Vrasja në gjueti/ E tradhëtoi bluza me njolla gjaku, si bashkëpunoi autori me prindërit për fshehjen e krimit

Vrasja në gjueti/ E tradhëtoi bluza me njolla gjaku, si bashkëpunoi autori me prindërit për fshehjen e krimit

20:36, 27/11/2020

Një ditë pas ngjarjes së rëndë në Bulqizë, ku mbeti i vrarë një 22-vjeçar, është arrestuar shoku u tij. Ngjarja ndodhi në rrugën Fushë- Bulqizë-Kodër Dane. Bëhet fjalë për Klodian Kolën, i cili dyshohet se ka vrarë Elidon Bashën nga pakujdesia me një kallashnikov.

Si rezultat i veprimeve hetimore u bë e mundur gjetja e armës së zjarrit tip ‘Kallashnikov’, me të cilën autori nga pakujdesia plagosi me pasojë vdekjen 22- vjeçarin, në afërsi të ish Repartit Ushtarak, vend në të cilin kishin shkuar për gjueti.

Gjithashtu u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale motomjeti me të cilin kishin lëvizur për gjueti, një armë gjahu , një kallashnikov, një pushkë sportive, një gjerdan me fishekë, një elektrik dore si dhe rrobat me njolla gjaku që autori kishte veshur në momentin e ngjarjes.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. K., 27 vjeç, lindur dhe banues Fushë Bulqizë. Gjithashtu janë proceduar penalisht prindërit e autorit të dyshuar konkretisht shtetasit H.K., e M.K., pasi autori së bashku me prindërit kanë kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe konkretisht kanë fshehur motorin me të cilin ka lëvizur i arrestuari dhe viktima, kanë fshehur rrobat me njolla gjaku, të cilat mbante veshur autori, në momentin e ngjarjes, si dhe kanë çmontuar e pastruar armën e gjahut të cilën i arrestuari e ka patur në momentin e ngjarjes.

Materialet hetimore në ngarkim të autorit të dyshuar dhe prindërve të tij i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale në ngarkim të shtetasit K.K, ” Vrasja nga pakujdesia”, “Armëmbajtje pa leje”, “Prodhimi dhe mbajta pa leje e armë të gjuetisë”, “Drejtimi i mjetit në mënyrë të pa rregullt”, dhe ndaj prindërve të tij për veprën penale “Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco