Vidhen kompjuterë kamionësh, rasti mbetet enigmë

Vidhen kompjuterë kamionësh, rasti mbetet enigmë

13:38, 24/11/2020

Derisa sa pronari i një punishte ka shkuar mëngjesin e së hënës tek zyrat e tij, ka vërejtur se i është thyer punishtja, nga ku i janë vjedhur katër kompjuterë kamionësh. 

Viktima ka informuar policinë të cilët po hetojnë rasin. 

Policia njofton se në rrugën "Rrust Kabashi", në Prizren me 23.11.2020  rreth orës 07:55, ankuesi mashkull  kosovar raporton se nga persona të pa njohur në vend-punishte i janë vjedhur katër kompjuter të kamionëve vlera e të cilëve nuk dihet. 

Sipas forcave të rednit në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe po hetojnë rastin si vjedhje e rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco