Grabitje me armë në Fier

Grabitje me armë në Fier

16:44, 30/10/2020

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur gjatë mesditës së sotme në Fier.

Rasti është denoncuar nga pronarja e nje dyqani ne Roskovec, që ka denoncuar se i janë grabitur një sasi sendesh të çmuara nga dy persona qe mbanin ne dore nje send qe dukej si arme.

Policia e Fierit/ Informacion paraprak

Rreth orës 14:35, shtetasja D.V,  ka njoftuar se në dyqanin e saj me artikuj të ndryshëm në qytetin e Roskovecit, dy persona të pa identifikuar, dyshohet se nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri, i kanë marrë një çantë me sendet e saj personale dhe disa bizhuteri që ishin mbi banak  dhe janë larguar.

Policia me marrjen e njoftimit ka mbërritur në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe po vijon krehjen e zonës për kapjen e autorëve. Grupi hetimor vijon me kqyrjen e kamerave dhe sekuestrimin e provave që do të çojnë në identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco