Gjendet i vdekur brenda kamionit 45-vjeçari shqiptar

Gjendet i vdekur brenda kamionit 45-vjeçari shqiptar

22:01, 26/10/2020

Një 45 vjeçar me origjinë shqiptare është gjendur i vdekur brenda një kamioni të parkuar prej ditësh.

Ndërhyrja e zjarrfikëse italianë për të hapur kamionin, ka zbuluar brenda tij trupin e pajetë të shoferit të mjetit të rëndë.

Zjarrfikësit u thirrën në Rovigana në Monselice, ku pas hapjes me forcë të kamionit, gjetën pajetë një 45 vjeçar me origjinë shqiptare, i cili ndodhej prapa sediljes së shoferit.

Shqiptari dyshohet të ketë vdekur prej ditësh nga shkaqe natyrore. Në vendin e ngjarjes shkuan edhe urgjenca, ndërsa viktima do t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar saktë shkaqet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco