Dosja e Prokurorisë/ Ja si arriti zyrtari i shtetit t’i vjedh mbi 2 milionë euro nga Thesari

Dosja e Prokurorisë/ Ja si arriti zyrtari i shtetit t’i vjedh mbi 2 milionë euro nga Thesari

15:39, 22/10/2020

Ndaj të dyshuarit për vjedhjen e mbi 2 milionë eurove, Labinot Gruda, Prokuroria ka kërkuar paraburgim prej 30 ditësh.

Në dosjen e Prokurorisë të cilën e ka siguruar gazeta Objektiv jepen detaje se si Gruda dyshohet se e ka kryer transaksionin në xhirollogarinë e një kompanie private.

Në këtë dosje thuhet se Gruda kishte krijuar përdorues të ndryshëm që të dukeshin si përdorues të punëtorëve të Thesarit të Shtetit.

“Ky kusht është përmbushur me faktin se ekziston dyshimi i arsyeshëm se i pandehiru ka kryer veprën penale e cila i vihët në barrë me këtë kërkesë, gjë që argumentohet me faktin se si person zyrtar me qëllim të përfitimit për vete dhe tjetrit, me datën 09.10.2020 në intervalin kohor prej orës 12:11 deri në orën 12:19 nga zyra e tij në Ministrinë e Financave-thesari i Kosovës duke krijuar Usera të ndryshëm që duken si usera të punëtorëve të Minsitrisë së Infrastrukturës dhe të njëjtat i ka përdorur në mënyrë të kundërligjshme ka realizuar katër transaksione në vlerë të përgjithshmë prej 2 milionë e 77 mijë e 995 euro e 90 cent, në llogarinë bankare të kompanisë “LDA Group” Sh.P.K”, thuhet në dosjen e Prokurorisë Themelore.

Sipas dosjes së organit të akuzës, kompania të cilës i janë transferuar paratë është regjistruar vitin e kaluar në ARBK, derisa pronar është Kadri Shala dhe Valon Shala.

“LDA Group” Sh.P.K me numër biznesi 811342617 të regjistruar me datë 21 08 2019 me seli në fshatin Llapushnik, komuna e Gllogocit, rruga “Osman Krasniqi”, nr 14, me pronar Kadri Shala dhe Valon Shala, me cilat veprime i ka shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës në shumë prej 2.077.995.90 euro si dhe argumentohet me nxjerrjen e aktivendimit për fillimin e hetimeve kundër të dyshuarit i datës 21.10.2020 në drejtim të kryerjes së veprës penale Keqpërdorim i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar nga neni 414 paragrafi 2 dhe 3, pika 3.4 lidhur me paragrafin 1 të KPK-së”, theksohet në dosjen e Prokurorisë.

Seanca fillestare kundër të dyshuarit Labinot Gruda, është mbajtur sot, ku avokati i tij, Veton Rrecaj ka mohuar se klienti i i tij ka keqpërdorur pozitën zyrtare.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco