Ja çka vendosi gjykata për Labinot Grudën, të dyshuarin për vjedhjen e thesarit

Ja çka vendosi gjykata për Labinot Grudën, të dyshuarin për vjedhjen e thesarit

14:12, 22/10/2020

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prishtinës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Labinot Gruda për shkak të veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Gruda dyshohet për skandalin e vjedhjes së 2 milionë eurove nga Thesari i Kosovës.

Të pandehurit L.G i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një  muaji duke filluar nga 21 tetori  deri me 20 nëntor të këtij viti.

Gjyqtari e procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës gjeti se kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e paraburgimit është e bazuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco