Këta janë tre emrat që dyshohet se i 'avulluan' 2 milionë euro

Këta janë tre emrat që dyshohet se i 'avulluan' 2 milionë euro

17:01, 21/10/2020

Media ka siguruar emrat e tre zyrtarëve që dyshohet se janë të përfshirë në “avullimin” e dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Sipas burimeve brenda Qeverisë së Kosovës, personat e dyshuar janë: Labinot Gruda (1956), Kadri Shala (1964 )dhe Valon Shala (1955), të gjithë shtetas të Republikës së Kosovës.

Ndryshe, Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka dalur në një konferencë të jashtëzakonshme pasi u bë e ditur se rreth 2 milionë euro janë vjedhur nga Thesari i Shtetit.Bajrami e pohoi se kjo kishte ndodhur, dhe se tani janë duke u bërë hetimet e nevojshme, dhe bëhet fjalë për 1,2 milionë euro.

‘’Bëhet fjalë për katër transaksione të dyshimta që kanë ndodhur nga Thesari i Shtetit, që është në kuadër të financave, ku bëhet fjalë për 1,2 milion euro. Kemi denoncuar rasti, ku krimet kibernetike janë duke u marrë me të .’’

jo tha gjithashtu se dy zyrtarë të thesarit janë supsenduar, njëri nga ta edhe është arrestuar.‘’Dy zyrtarë janë suspenduar, me rastin po punojnë edhe ministria e inteligjencës financiare për ta hetuar këtë transaksion.’’

Bajrami tha se këto mjete janë tërhequr përmes bankës, dhe jo kesh, derisa tha se financat e shtetit ndodhen në BQK dhe janë të sigurta.

‘’ Nuk është mjete kesh, por nga llogaria përmes llogarive të tjera, përndryshe mjetet tjera janë në BQK dhe janë të sigurta, nuk mund të jap detaje të tjera sepse rasti është në hetim, dhe nuk duam ta dëmtojmë hetimin.’’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco