Zhduket pa gjurmë babai i Obamas 10 vjeçar shqiptar, dyshimet dhe kërkimet

Zhduket pa gjurmë babai i Obamas 10 vjeçar shqiptar, dyshimet dhe kërkimet

17:32, 20/10/2020

Vasil Baho u largua nga  Delvina marsin e këtij viti, duke i shprehur të vëllait se do të nisej drejt Finlandës, atje ku ai kishte patur një bashkëjetesë 5-vjecare me një shtetase finlandeze. Pasi lidhja e tyre përfundoi, Vasili kthehet në Shqipëri në vitin 2009, kur njihet me një tjetër vajzë, nga Dibra.

Cifti jetoi prej dy vitesh në Tiranë, ndërsa janë prindër të një djali 10 vjecar me emrin Obama. Ky ishte divorci i dytë për 51-vjecarin, pas të cilit rëndohet shëndeti mendor i tij. Pas disfatave të njëpasnjëshme në jetën e tij, delvinjoti nuk kishte dëshirë të jetonte më në Shqipëri. Pak para se të zhdukej, ai rinovoi dokumentat për të emigruar sërish në tokën helene. Por nga komunikimi i fundit që pati me të vëllanë e tij, i pohoi se do largohej drejt Finlandës, atje ku kishte marrë fund me kohë marrëdhenia e kahershme e dashurisë.

‘Nuk e dija që do ta bënte këtë punë. Ai ka jetuar jashtë vendit me vite. Vëllai kishte momente që e humbiste toruan. Ai është i divorcuar me bashkëshorten këtu në Shqipëri dhe ka një djalë 10 vjec. Pas divorcit shfaqi më shumë probleme me shëndetit mendor. Ai zgjodhi sërish rrugën e kurbetit, ndërsa nxorri pasaportën në Greqi, u kthye për pak ditë dhe u largua prapë, në mars të vitit 2020. Ende nuk kishte filluar pandemia, kur ai më tha se do të shkonte në Finlandë’- tha i vëllai i Vasilit.

vëllai në studio tha se një bashkëfshatar i tyre i ka pohuar se Vasilin e ka parë në qendër të Athinës, duke shëtitur nëpër qytet me një çantë shpine me vete. Informacion i cili përforcohet edhe nga shumë telefonues, që komunikuan me ‘Pa gjurmë’ dhe që tregojnë të njëjtën vendndodhje, për 51-vjecarin nga Delvina. Për Vasilin i vëllai nuk ka bërë denoncim në polici, i vetmi denoncim është publikimi i këtij rasti në program. Kanë kaluar afro 8 muaj, që Vasilin nuk kontakton me të vëllanë në Delvinë./ Shqiptarja.com

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco