Plumbat drejt 27-vjeçarit në Vlorë, dyshime se synuan vetëm që ta trembnin/ Emri

Plumbat drejt 27-vjeçarit në Vlorë, dyshime se synuan vetëm që ta trembnin/ Emri

07:50, 20/10/2020

Mbrëmjen e djeshme 27-vjeçari Marjo Ferraj, raportoi për uniformat blu se kanë qëlluar me armë zjarri ndaj tij. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Partizani” në Vlorë.

Burime për Abcnews.al bëjnë me dije se Ferraj është nipi i një ndërtuesi në qytetin e Vlorës. Mësohet të riun e kanë pritur të dalë nga shtëpia dhe sapo ai është futur në makinë, automjeti i autorëve i është afruar dhe ka qëlluar drejt makinës së 27-vjeçarit, 2 herë.

Ndërkohë sipas informacioneve nga Policia lokale thuhet se distanca e vogël nga u qëllua tregon se autorët nuk kanë pasur për qëllim vrasjen e të riut, por vetëm ta trembin atë.

Dyshohet se dy personat ende të paidentifikuar kanë qenë në një mjet tip “Wolsvagen”. Sakaq Policia është duke hetuar në disa pista.

Vlorë/Informacion paraprak

Në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka ardhur një telefonatë nga shtetasi M.F, 27 vjeç, banues në Vlorë  i cili ka kallëzuar se në lagjen Partizani, Vlorë, një person ende i pa identifikuar, që qarkullonte me një automjet dyshohet se ka qëlluar me pistoletë  në drejtim të tij por  pa i shkaktuar dëmtime atij dhe as kalimtarëve të rastit.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Janë ngritur pika kontrolli, po kqyren kamerat  dhe vijon krehja e zonës.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco