Katër arrestime janë kryer këtë të diel që sapo kaloi në Tiranë nga komisariatet e kryeqytetit.
Policia Rrugore arrestoi një 29-vjeçar me iniciale O.P, i cili aksidentoi me makinë një vajzë 8 vjeçe, E.S, në Bulevardin Migjeni. Vogëlushja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve pas lëndime që pësoi.
Komisariati Nr. 6 arrestoi A.Ç, një baba 35 vjeçar, që në sytë e fëmijëve të vegjël rrahu pa mëshirë gruan e tij në shtëpinë e tyre në rrugën “Tre Dëshmorët”.
Komisariati Nr. 6 arrestoi edhe A.D, 52 vjeç, i cili kishet harruar se ishte në arrest shtëpie dhe kishte dalë në rrugë, duke thyer vendimin e gjykatës.
Komisariati Nr. 4 arrestoi E.B, 41 vjeç, një organizator bastes, që në lokalin e tij në rrugën “Muhamet Deliu” zhvillonte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit. Policia i sekuestroi një tavolinë pokeri, letra bixhozi dhe fisha pokeri.
Dosjet e të gjtihë të arrestuarve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
© SYRI.net