Ish-ministrat e Thaçit para gjykatës për katër hidrocentralet

Ish-ministrat e Thaçit para gjykatës për katër hidrocentralet

09:52, 19/10/2020

Ish ministrat Besim Beqaj, Mimoza Kusari- Lila, Dardan Gashi, Nenad Rashiq, Arben Gjuka, Fllanza Hoxha, Fadil Çitaku, Mujë Rugova, Agim Nika, Flamur Keqa, Izet Ibrahimi, Gani Jashari, Burim Berisha, Gelor Shala, Nasim Hyseni, Avni Alidemaj, Besnik Haziri, Krenar Bujupi dhe Lorik Fejzullahu do të marrin pjesë në shqyrtimin fillestarë në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
 
Ata akuzohen nga prokuroria për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, lidhur me faljen e katër hidrocentraleve gjatë privatizimit të rrjetit të distribuimit të KEK-ut, proces ky i zhvilluar gjatë ‘Qeverisë Thaçi 2’. 

Katër hidrocentrale ishin përfshirë në shitje të distribucionit pa qenë pjesë e kësaj shitjeje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco