U nisën për Angli me kamion, arresohen 4 të rinj shqiptarë/ Kush janë vëllezërit Cakici që bënin trafikun

U nisën për Angli me kamion, arresohen 4 të rinj shqiptarë/ Kush janë vëllezërit Cakici që bënin trafikun

21:04, 18/10/2020

Janë arrestuar nga Agjencia Kombëtare e Krimit në Ken katër persona, mes tyre dy vëllezër shqiptarë, me akuzën e trafikimit të emigrantëve drejt Britanisë së Madhe.

Bazuar në informacione të marra në rrugë operative, oficerët e policisë i kishin vënë në përgjim dhe i kapën në momentin që po dorëzonin katër emigrantë shqiptarë.

Shtetasit shqiptarë të moshës  midis 20 dhe 35 vjeç zbritën nga një kamion  rreth orës 8  të mëngjesin e të së premtes.

Pas arrestimit ata po mbahen nga autoritetet e imigracionit.

Ndërkohë vëllezërit shqiptarë  Cakici, 48 vjeç dhe Astrit Cakici, 37 vjeç, të cilët jetonin ilegalisht në Londrën lindore akuzhen për lehtësimin e hyrjes ilegale në Mbretërinë e Bashkuar dhe posedimin e një arme zjarri.

Arben Cakici përballet me një akuzë  tjetër për mbajtjen e një thike.

Ndërsa drejtuesit e kamionit, Ionut Colibei, 34 vjeç dhe Valerica Prutearu, 41 vjeç, u akuzuan për lehtësimin e hyrjes së paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar.

Colibei akuzohet edhe për mbajtjen e një thike.Të katërt  do të paraqiten para gjykatësve të hënën./ Panorama/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco